Si i ftoi Vuçiq nga Brukseli serbët e Kosovës në takim urgjent?

Lajme

Si i ftoi Vuçiq nga Brukseli serbët e Kosovës në takim urgjent?

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 09:20
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte duke zhvilluar bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten në Bruksel.

Po ai nga atje gjeti kohë t’i ftojë serbët e Kosovës në takim.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

Bisedimet e së enjtes mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit nuk prodhuan asnjë marrëveshje në mes të palëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat