Vulin shkon te Lavrovi në Moskë, çështja e Kosovës pritet ta dominojë takimin

Lajme

Vulin shkon te Lavrovi në Moskë, çështja e Kosovës pritet ta dominojë takimin

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 08:34
Lavrov dhe Vulin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet të takohet sot me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një vizite pune në Moskë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Lavrov dhe Vulin planifikojnë të diskutojnë bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe do të bisedojnë për çështje urgjente rajonale dhe ndërkombëtare.

Ambasadori rus në Beograd,  Alexander Botsan-Kharchenko, ka theksuar se çështja e Kosovës dominoi në përgatitjet për takimin e sotëm.

Takimi vjen pak ditë pas atij të Brukselit ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq diskutuan në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky që nuk solli rezultate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat