Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vazhdimësi është “shquar” për viktimizim.
Gjatë ditës së djeshme pas takimit që kishte me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe strukturat ilegale në veri të Mitrovicës, Alaksandar Vuçiq gjatë një pjese të konferencës, ku i është drejtuar popullit të tij, të dielën e ka luajtur rolin që di më së miri, atë të viktimës.
Ai në konferencë është paraqitur për herë të parë pas bisedimeve të së enjtes me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, në të cilat dështuan të arrijnë një marrëveshje për të shmangur tensionet si ato të 31 korrikut.
Në Twitter i është publikuar një video ku ai shihet duke aktruar, me mbishkrimin “Për të përmbledhur atë që kemi dëgjuar kohët e fundit”.
Vuçiq tha të dielën se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave brenda dhjetë ditëve.
Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për “shqetësimet” e tyre.
Da rezimiramo šta smo novo čuli: pic.twitter.com/5lfK1vtxch
— Sajam Ludaka (@BoraKonj) August 21, 2022