Vuçiq komenton për mediat e Kosovës, reagon gazetari Spahiu: Ai ishte hakmarrë ndaj tyre gjatë kohës sa ishte ministër i Informimit

Lajme

Vuçiq komenton për mediat e Kosovës, reagon gazetari Spahiu: Ai ishte hakmarrë ndaj tyre gjatë kohës sa ishte ministër i Informimit

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:16
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë ka komentuar edhe për çështjen e mediave në vendin tonë.

Vuçiq në një konferencë për medie, pas takimit të fundit në Bruksel, është shprehur se nuk i lexon mediat në Kosovë.

“Edhe pse nuk kam lexuar media shqiptare, edhe pse e kam për detyrë të lexoj median shqiptare”, ka thënë Vuçiq.

Mirëpo, se presidenti serb merret me mediat shqiptare, këtë ia ka kujtuar gazetari Albert Spahiu, duke treguar momentin kur ai e kishte dënuar një të tillë deri sa ishte ministër i Informimit në regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Spahiu me anë të një reagimi në Twitter, duke shpërndarë një video, ka thënë se Vuciq duhet të merret me lirinë e mediave në vendin e tij, e cila është në nivelin më të ulët në rajon.

https://twitter.com/albertspahiu/status/1561473645419044864

“Çfarë problemi ka presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me mediat shqiptare të Kosovës? Një çështje më e madhe për ish-ministrin e Informimit të regjimit të Sllobodan Millosheviçit do të duhej të ishte liria e medias në vendin e tij, e cila është e dobët”, thuhet në reagimin e Spahiut.

Në video tregohet se Vuçiq derisa ishte ministër, më 12 mars 1999, kishte dënuar një të përditshme shqiptare me 800 mijë dinarë të kohës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat