Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe” shprehën shqetësimin e tyre lidhur me fjalimin e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ngjall frikë te popullata serbe në Kosovë.
“Mbijetesa Serbe” i thotë Vuçiqit të “ndalojë përpjekjet” për të frikësuar njerëzit sepse në Kosovë kanë mbetur të jetojnë vetëm ata të patrembur të cilët regjimi i tij së bashku me Listën Serbe nuk ka mundur t’i dëbojë.
Në deklaratë, ata theksojnë se presidenti Aleksanadar Vuçiq ka treguar “se ka një marrëveshje të heshtur mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti” dhe se ka dëshmuar se i pëlqen të frikësojë popullin me paraqitjet e tij.
“Populli është mjaft i frikësuar nga situata aktuale dhe është e panevojshme që edhe më tej të futet frikë, të krijohet mosbesim dhe të frikësohet populli serb i mbetur. Ne besojmë se presidenti e ka të qartë se ai nuk mund ta përdorë më veriun e Kosovës si teatër të tij. Prandaj, ai iu drejtua shfaqjeve të frikshme në të cilat nuk thotë asgjë konkrete, kështu që konferenca e sotme për media nuk bën përjashtim”, pretendon IQ “Mbijetesa Serbe”.