“Nëse NATO nuk i mbron serbët e Kosovës, atëherë duhet ta bëjë Serbia”, ka qenë deklarata e së dielës e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që ka ngjallur shqetësime e reagime në botë.
Renata Alt, deputete gjermane ka thënë se Vuçiq duhet të jetë i vetëdijshëm se çdo veprim serb në Kosovë e prish rendin ndërkombëtar.
“Kërcënimet e Vuçiqit për të “mbrojtur” pakicat serbe duke ndërhyrë në rast emergjence po luajnë me zjarrin. Edhe pse Beogradi nuk e njeh Kosovën, Vuçiq duhet të jetë i vetëdijshëm, d.m.th. çdo veprim serb në Kosovë e prish. rendin ndërkombëtar”, ka shkruar ajo në Twitter.
Reagim ka pasur edhe analistja Johannna Deimel e cila deklaratën e Vuçiqit e ka quajtur si joliberale, si dhe mundësi e rritjes së ndikimit rus në rajon.
“Kërkesa e Vuçiqit për mbrojtjen e NATO-s është një lojë famëkeqe, por e rrezikshme propagandistike. Përpjekjet joliberale për destabilizimin dhe ndikimi rus në rajon”, ka shkruar ajo në Twitter, të hënën.
Me deklaratën e Vuçiqit janë marrë edhe mediat ndërkombëtare.
Po ashtu në media është raportuar se Vuçiqi nuk ka ofruar as edhe një fakt për “persekutimin” e supozuar të serbëve nga Kosova.
Gjuha e Vuçiqit është përafëruar me atë të presidentit rus, Vladimir Putin.