Petkoviqi – Trajkoviqit: Je maskotë dhe megafon i Albin Kurtit

Lajme

Petkoviqi – Trajkoviqit: Je maskotë dhe megafon i Albin Kurtit

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 13:09
Petar Petkoviq dhe Rada Trajkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk po mund ta durojë kritikën ndaj regjimi të shefit të tij, Aleksandër Vuçiqit.

Pas Boris Tadiqit, Petkvoviq ka sulmuar ashpër edhe politikanen serbe Rada Trajkoviqin.

E ka quajtur “maskotë” dhe “megafon të Albin Kurtit”.

“Një gjë është e sigurt – këdo që ajo sulmon, ai me siguri po punon në interes të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat