Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.
Arbnor Berisha, punëtor i moshës rreth 28-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë Naser Syla dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi.
Doktor Syla tha se viktima ka arritur në emergjencë pa shenja jete, pa dhënë detaje tjera.
“Po, rreth orës 8:30 sot kemi pranuar rastin… veç u konfirmuar vdekja… moshë e re ishte, diku nën 30 vjeç”, theksoi Syla.
“Jemi në dijeni në kuptimin e përgjithshëm, jo në kuptim të detajuar, por për informata më të hollësishme na shkruan në email për të pasur një përgjigje më të detajuar”, ka thënë Nikçi.