Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, bashkë me atë të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, kanë vizituar sot Junikun.
Lidhur me këtë vizitë, ka folur kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu.
Në Edicionin Special, Shehu ka treguar çfarë ushqime kanë provuar ambasadorët.
“Ishim në parkun e qytezës së Junikut. Është traditë që çdo mysafir që vjen gjen vend për qetësi dhe ushqimet tona tradicionale. Kishte vlerësim pozitiv nga ata, e panë ambientin shumë të pastër dhe shërbimet cilësore. Ushqime shumë të mira për të cilat besoj kanë qenë të pëlqyeshme. Kanë provuar leqenik, bukë misri, speca e deri tek mishi i freskët i peshkut”, tha Shehu.