Tensionet me Kosovën - Serbia kërkon mbështetje tek Rusia, zbardhet ‘premtimi’ i ambasadores ruse

Lajme

Tensionet me Kosovën - Serbia kërkon mbështetje tek Rusia, zbardhet ‘premtimi’ i ambasadores ruse

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 08:43
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Serbia vijon t’i ushqejë marrëdhëniet e shëndosha me Rusinë. Në një situatën delikate për politikën serbe dhe jo vetëm ka ardhur një takim kokë më kokë mes dy zyrtarëve të lartë të këtyre dy vendeve. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Rusisë, Bocan-Harchenko.

Në takim Orliq e quajti Rusinë një ‘mik tradicional’ dhe shprehu bindjen se ky raport do vazhdojë gjatë.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe i ushqen marrëdhëniet me miqtë e saj tradicionalë, duke mbrojtur para së gjithash interesat e saj jetike politike dhe ekonomike", tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, dje në një bisedë me ambasadorin e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan- Harçenko. Orliq shprehu mirënjohjen për qëndrimin parimor dhe mbështetjen e Federatës Ruse në lidhje me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, njoftoi parlamenti.

Ai tha se ‘Serbia, e përballur me lëvizjet e njëanshme dhe të rrezikshme të Prishtinës, të cilat kërcënojnë drejtpërdrejt popullin serb në Kosovë dhe Metohi, po bën përpjekje të mëdha për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë e popullit tonë në Kosovë.

Ambasadorja Bocan-Kharchenko theksoi se qëndrimi i Federatës Ruse për Kosovën dhe Metohinë nuk do të ndryshojë. Ajo theksoi se beson se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë, si dhe në fusha të tjera me rëndësi reciproke, do të vazhdojë.Bocan-Kharchenko i dhuroi Orliqit urimet e Presidentes së Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale, Valentina Matvijenko dhe Presidentit të Dumës Shtetërore, VyacheslavVolodin, me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i Asamblesë Kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat