Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, raporton B92.
Takimi i cili i paraprinë vendosjes së masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, do të mbahet në orën 09:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës serbe.
Ambasadori amerikan vlerësoi se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që nuk ka pasur progres në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, rezultati i atyre bisedimeve është ende pozitiv.
Hill tha se kjo është e rëndësishme jo vetëm për bisedimet e ardhshme për Kosovën, por në përgjithësi për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.