Rashiq: Kurti e Vuçiq po aktrojnë, marrëveshja është arritur ose janë afër: çka do të ndodhë me 1 shtator?

Lajme

Rashiq: Kurti e Vuçiq po aktrojnë, marrëveshja është arritur ose janë afër: çka do të ndodhë me 1 shtator?

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:21
Nenad Rashiq

Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiq, beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tashmë e kanë arritur një marrëveshje në Bruksel, apo janë afër arritjes së saj.

Rashiq tha se Kurti dhe Vuçiq po aktrojnë dhe se me “populizëm në nivelin ekstrem” ata po i përdorin popullin e Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë mosmarrëveshje, unë e shoh që ka me të vërtetë mundësi që të dyja palët e kanë arritur një marrëveshje ose janë shumë afër marrëveshjes”, tha Rashiq.

Ish-këshilltari i kryeministrit tha se të dyja palët, pra Kurti dhe Vuçiq e kanë “atë elementin e kokëfortësisë të cilin e përdorin”. Fjalimin e Vuçiqit pas takimit në Bruksel, Rashiq e quajti “farsë”.

“Asgjë e re s’po ndodh fatkeqësisht”, thotë Rashiq.

“Nuk ka aspak elemente politike, aspak elemente në frymën e dialogut dhe marrëveshjes”, shton ai.

Rashiq thotë se Vuçiqi, “e ka një nevojë që t’i frikësojë qytetarët tërë kohën dhe bën manovrime politike”.

Kurti dhe Vuçiq sipas tij vetëm po e përgatisin opinionin publik këto ditë.

Kryetari i Partisë Përparimtare Demokratike tha se më 1 shtator nuk pret asnjë problem.

“Me sa kam dëgjuar unë dhe bazuar në eksperiencën time, mua po më duket që marrëveshja ekziston apo ata janë afër marrëveshjes”, përsëriti Rashiq.

“Më 1 shtator unë nuk pres që të ketë tensione dhe kurrfarë telashe”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat