Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka pasur një bisedë konkrete dhe domethënëse me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Një bisedë konkrete dhe kuptimplotë me ambasadorin Hill rreth situatës pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel. Unë përsërita qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq, bëhet e ditur në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”.
Vuçiq dhe Hill diskutuan për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin evropian të Serbisë dhe çështjet aktuale gjeopolitike.
Takimi ndodhi disa ditë pas bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, gjatë të cilave nuk pati ndonjë rezultat