Vdes nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq – përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë

Lajme

Vdes nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq – përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:25
Bozhidar Deliq

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë së Serbisë, Bozhidar Deliq, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Deliq së fundmi ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Në zgjedhjet e 3 prillit ishte bartës i listës së koalicionit DSS-POKS, si dhe president i lëvizjes “Nuk ka kthim – prapa është Serbia”, që ishte slogan i brigadës së motorizuar 549 të ushtrisë serbe që operoi gjatë luftës në Kosovë.

Ai ishte në krye të brigadës 549 që operoi në Kosovë,  ku kjo brigadë gjatë periudhës 1998-1999 kishte kryer shumë vrasje mbi civilët shqiptarë në Kosovë.

Madje Fondi për të Drejtat Humanitare, pati publikuar të dhënat që në zonën ku kishte operuar brigada e tij, ishin vrarë mbi 2.100 civilë shqiptarë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat