Ramzan Kadyrov sulmon NATO-n, ja çka thotë për situatën në Kosovë

Lajme

Ramzan Kadyrov sulmon NATO-n, ja çka thotë për situatën në Kosovë

Nga: F. B. Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:16
Ramzan Kadyrov

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka deklaruar se po “përcjell situatën rreth Kosovës edhe Serbisë, besoj se liderët e Kosovës do të pranonin ftesën e Vuçiq për dialog po mos të ishte pala e tretë që nxit konfliktin dhe kjo është NATO”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Lideri çeçen tha se “Vuçiqin e respekton si vëlla të madh, që ka raporte vëllazërore me presidentin tonë Putin”.

"Të gjithë çeçenët e dinë sa respektoj dhe nderoj Vuçiqin dhe asnjë çeçen i vërtetë nuk do të jetë kundër tij dhe kundër popullit serb. Serbia dhe Rusia janë vende vëllazërore, e Çeçenia si pjesë e Rusisë përherë do të jetë dhe do luftojë për ta. Serbia është vendi që hapur ka mbështetur Rusinë në luftë kundër nazizmit dhe satanizimit të Ukrainës. Vuçiqin që e njoh mirë, shumë mirë e kupton kush është NATO dhe cilat metoda shfrytëzon aleanca për ndikim dhe nxitje të konfliktit”, tha lideri çeçen.

"Besoj se liderët e Kosovës do të pranonin ftesën e Vuçiq për dialog, po mos të ishte pala e tretë që nxit konfliktin e kjo është NATO. Aleanca po kupton se po iu dështon plani në Ukrainë dhe tash duan ta gris plagën që u rrit në Ballkan. Për mua është fyese që janë në njërën anë të konfliktit, që nxitet nga NATO, myslimanët e Kosovës. Shkaku zyrtar i konfliktit është aq qesharak dhe banal që nuk ka dyshim se po mbështete nga aleanca. Për mbështetësit e shejtanit dhe kundër-krishtit është e dobishme që besimtarët të konfrontohen mes vete me cilindo arsyetim. Myslimanët dhe të krishterët duhet të janë unik kundër tyre për shkak të ardhmërisë së vetë”, tha Kadyrov.

"Ftoj shqiptarët e Kosovës dhe serbët të largojnë NATO-n nga raportet mes vete dhe të mendojnë për të ardhmen. Në atë kohë do vijë te mirëkuptimi dhe zgjidhja, ka shumë shembuj të mirë të bashkëjetesës të feve të ndryshme dhe kombeve të ndryshme. Por nuk ka shembuj të mirë të bashkëjetesës me NATO” përfundoi Kadyrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat