Si kundërpërgjigje ndaj komenteve dhe kritikave të anëtarit të Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik, i cili tha se ministri serb, Aleksander Vulin po dërgonte mesazhe kundër Bashkimit Evropian gjatë vizitës së tij zyrtare në Moskë, ky i fundit ka thënë se nuk po përçon mesazhe të tilla derisa e quajti “hipokrit” raportuesin Bilçik.
“Nuk e di se çfarë sheh Bilçik në vizitën time në Moskë, por e di që ai nuk pa asgjë në vizitën e ministrit të Hungarisë Sijart, kryeministrit të Austrisë Nehmer dhe aq më pak sheh dhe dëgjon bisedat e Presidentit Macron me Presidentin Putin”, tha Vulin.
Vulin vlerësoi se “hipokrizia është diagnoza e vizionit selektiv të Bilçikut” dhe theksoi se në Moskë ai flet dhe mendon njësoj siç flet dhe mendon në Beograd dhe Bruksel.
“Nuk do të heq dorë nga e drejta për të mbrojtur bindjet e mia dhe të vërtetën për Serbinë, por edhe për serbët dhe botën serbe, pavarësisht çmimit politik dhe personal që po paguaj dhe do ta paguaj”, ka theksuar tutje Vulin.