Ambasadori amerikan tallet me Vulinin për vizitën në Rusi

Lajme

Ambasadori amerikan tallet me Vulinin për vizitën në Rusi

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 06:08
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill ka folur për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi.

Kësaj vizite, Hill i është përgjigjur me tallje, duke thënë se përveç tij, këtë vizitë mund të mos e kuptojë as vetë Vulin pse është bërë.

“Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqej të arrinte atje. Dhe, sinqerisht, ndoshta edhe ai nuk e kupton”, tha ambasadori Hill.

Ditëve të fundit, Vulin ka qëndruar në Moskë, ku është takuar edhe me kryediplomatin rus, Sergej Lavrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat