Reagim i BE-së dhe vërejtje Vuçiqit për sjelljen e Vulinit

Lajme

Reagim i BE-së dhe vërejtje Vuçiqit për sjelljen e Vulinit

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:18
Klemen Groshelj

Deputeti i PE Klemen Groshelj deklaroi se vizita e ministrit të brendshëm serb Vulin në Moskë është një “shou” që mund të ketë pasoja negative në pozicionin e Serbisë në bisedimet për Kosovën. Ai tha se nuk ka njohuri që Vuçiq bisedon rregullisht me Putin dhe harmonizojnë politikën, nëse kjo është e vërtetë Serbia po shkon rrugës së Turqisë, shumë dekada kandidat e kurrë anëtar i BE-së, shkruan “"Nova" transmeton “Bota Sot”.

„Nuk shoh arsye për këtë vizitë, përveç rritjes së tensioneve mes BE-së dhe Serbisë, e di se në prapavijë është çështja e Kosovës, por këto iniciativa e vizita dhe porosia se Rusia mbron Serbinë në lidhje me Kosovën nuk i kam të qarta. Serbia ka aleat në NE në lidhje me Kosovën dhe nuk i duhet aleancë me Rusinë, do ishte më e mençur që Serbia të krijoj lidhje me vendet e BE-së që kanë qëndrim të qartë rreth kësaj çështje” tha Groshelj.

Vizita e Vulin në Moskë ishte një “shou” për marketing,që do ketë pasoja për Serbinë në bisedimet rreth Kosovës.

"Serbia ka shfaqje të gabuar për Rusinë, si anëtare e KS të OKB kinse ju siguron shpinën në lidhje me Kosovën, por çështja nuk zgjidhet në KS, por përmes bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësim të BE-së dhe pjesëmarrje të ShBA-ve ", tha ai.

Groshelj u ndërlidh edhe deklarata e Lavrov " se Putin e Vuçiq rregullisht harmonizojnë hapat” , që nuk di nëse është e saktë.

"Nëse kjo është e saktë, kjo do të thotë se Serbia po shkon rrugës së Turqisë që me dekada është kandidat e kurrë nuk do të bëhet anëtar e BE-së. Mendoj kjo nuk është interesi i juaj, politika serbe po e irriton perëndimin të cilët deshët apo nuk deshët do vendosin për Kosovën, për Ballkanin, dhe kjo është porosia që vjen nga Brukseli e Uashingtoni” tha ai.

Në pyetjen si mund Rusia të ndihmojë Serbinë, ai tha si do e ndihmoj Rusia Serbinë? Kur fqinje i ka Bullgarinë dhe Rumaninë.

"Të dy këto vende janë anëtare të BE dhe NATO-sl, ato refuzojnë vizitat e Lavrov, kjo tregon për rrethin e Serbisë. Në zhgënjimin më të madh, Serbia në disa çështje u afrua me Rusinë. Por, me rëndësi duhet theksuar se ekonomikisht edhe me kulturë ajo është pjesë e Evropës. Nëse shikohet qytetarët e Serbisë duan qartë të jenë në BE” përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat