Serbët në Veri shpallin një deklaratë 6 pikëshe, kërkojnë Asociacion: Vuçiq të flas në emrin tonë

Lajme

Serbët në Veri shpallin një deklaratë 6 pikëshe, kërkojnë Asociacion: Vuçiq të flas në emrin tonë

Nga: F. B. Më: 24 gusht 2022 Në ora: 15:53
Asamblistët e komunave të veriut

Asamblistët e komunave të veriut përkatësisht veriu i Mitrovicës, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë vendos në takimin e përbashkët të kuvendeve komunale miratimin e deklaratës, ku i japin mbështetje Vuçiqit për të gjetur një zgjidhje kompromisi, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ata përmes kësaj deklarate i japin mbështetje Vuçiqit që brenda kësaj jave të gjejë një zgjidhje afatgjatë kompromisi për problemin e dokumenteve personale dhe tabelave në harmoni me interesat e qytetarëve krahas ruajtjes së paqes dhe sigurisë e stabilitetit.

Në deklaratën e përbashkët urgjent dhe pa shtyrje kërkohet formimi i asociacionit të komunave, si është definuar në marrëveshjen e Brukselit, pasi kjo vlerësohet si nevojë e popullit serb që përmes sa të mbrojë të drejtat kolektive serbe.

Me këtë rast ata përmendin edhe kalimin e 10 viteve , prej kësaj dhe se populli serb nuk pranon asnjë shtyrje të këtij procesi  garant i të cilës është BE.

Nëse nuk do ketë një zgjidhje kompromisi, asamblistët kanë nënvizuar se si përfaqësues politik të popullit serb do nisin procesin e braktisjes së institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet, duke nis nga institucionet lokale , gjykatat, prokuroria, policia dhe institucionet tjera  me çka prishet marrëveshja e Brukselit.

Në deklaratë njoftohet se u shqyrtua edhe situata e sigurisë dhe ajo politike pas hapave të njëanshme të Prishtinës me çka rrezikohen të drejtat elementare të popullit serb, shkelet marrëveshja e Brukselit, pamundësohet formimi i asociacionit të komunave serbe, shkelen marrëveshjet e arritura, rrezikohet paqja e qytetarëve nga dhuna institucionale, hetimet e montuara, ndërhyrjen njësive speciale, pengimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, barnat, lirisë së lëvizjes, mbylljen e rrugëve dytësore në zonat rurale, marrjen e dokumenteve personale, pamundësimin e aktiviteteve sportive, dokumentet për hyrje dalje, presionin për tabelat  etja, që bëhen me qëllim të dëbimit të serbëve nga këto hapësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat