Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se në takim u diskutua rreth procesit të dialogut.
“Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ne patëm një bisedë të thellë rreth takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe rrugën përpara për Kosovën përmes dialogut”, ka shkruar Lajçak.