Escobar dhe Lajçak sot së pari në Mitrovicë takim me serbët e Kosovës e pastaj edhe me Vuçiqin në Beograd

Lajme

Escobar dhe Lajçak sot së pari në Mitrovicë takim me serbët e Kosovës e pastaj edhe me Vuçiqin në Beograd

Nga: F. B. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 09:20
Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak dhe amerikani Gabriel Escobar

Përfaqësuesit e serbëve sot do të kenë takim me të dërguarin special të BE-së Lajçak dhe zëvendës ndihmës-sekretarin amerikan Escobar, ndërsa pas takimit ata udhëtojnë në Beograd ku do të takohen me presidentin e Serbisë Vuçiq, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq do takohet me Lajçak dhe Eskobar në kuadër të vizitës së tyre në rajon pas krizës së krijuar nga vendimet e Prishtinës për masat ndaj dokumenteve personale dhe tabelave, aplikimi i të cilave u paralajmërua me 1 shtator.

Fillimisht mësohet se Vuçiq takon vetëm Lajçakun e pastaj takimit i bashkëngjitet edhe Escobar.

Para udhëtimit në Beograd, Lajçak dhe Eskobar paradite në Mitrovicë do zhvillojnë takim me përfaqësuesit e serbëve.

Si dihet dje asamblistët e Kuvendeve Komunale të Veriut të Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit miratuan dje deklaratën e përbashkët ku Vuçiqit i japin mbështetje në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit brenda kësaj jave deri në fillimin e aplikimit të masave për dokumente edhe tabela, përmes dialogut dhe duke ruajtur paqen stabilitetin dhe sigurinë.

Eskobar e Lajçak dje në Prishtinë janë takuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ndërsa burime jozyrtare kanë publikuar se është kërkuar shtyrja 3 mujore e afatit për masat e qeverisë për dokumente edhe tabela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat