Pikërisht në ditën kur në Beograd, Eskobar edhe Lajçak po përpiqen të gjejnë zgjidhje për uljen e tensioneve në prag të 1 shtatorit kur do nis aplikimi i masave reciproke për dokumentet dhe tabelat serbe, shefi i delegacionit serb në bisedime Petar Petkoviç po kërcënon hapur se nëse NATO nuk ndal ndërhyrjen e ROSU atë do ta ndal populli serb, duke theksuar se nuk do lejohet përndjekja e serbëve.
Petkoviç këtë e tha si reagim në deklaratën e Kurtit se asgjë nuk do ta ndal policinë në zbatimin e masave theksoi se Kurti ka kërcënuar me konflikt dhe dhunë, duke thirr në marrjen e veriut me çka është tregon se është i fiksuar në këtë me vite, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Petkoviç tha se deklarata e Kurtit se asgjë nuk mund ta ndal intervenimin e njësive speciale, përveç thirrje dhe kërcënim për konflikt e dhunë.
“Kam vetëm një porosi për Kurtin – NATO është e obliguar të evitoj secilën ndërhyrje të ROSU në veri, nëse ata nuk dojnë, ndërhyrjen e ROSU e ndal populli serb” tha Petkoviç.
Të jem deri në fund i qartë shtoi Petkoviç, ky është kërcënim direkt për dhunë dhe konflikt për të marr veriun me çka është i fiksuar, ROSU sipas tij nuk ka çka lyp në veri, as në një asnjë shkronjë a cilëndo pikë të marrëveshjes theksoi ai.
“Për punët policore në veri sipas marrëveshjes së parë të Brukselit është i obliguar Drejtoria Policore Veri, ku sipas strukturës etnike 95 për qind duhet të jenë serb dhe komandanti i propozuar nga kryetarët e komunave të veriut” tha ai.
“Njësitet ROSU që janë formacione të armatosura deri në dhëmbë dhe me automjete të blinduara nuk guxojnë të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it dhe kryetarëve të komunave sipas marrëveshjes së nënshkruar me NATO-n nga Prishtina në vitin 2013” tha Petkoviç.
Sipas tij maskat kanë rënë dhe fajtor kryesor për nxitjen e konfliktit është Kurti që ka qëllim dëbimin e serbëve.
"Nëse nuk e ndal dikush këtë njeri ai nga rajoni do krijoj fuqi baroti sepse është i gatshëm për çdo gjë, Beogradi do bëjë çdo gjë të ruhet paqja, por nuk do lejoj përndjekjen dhe dhunën ndaj popullit serb” tha ai në kumtesë me shkrim.