Petkoviq mesazh për Kurtin: “Qartë dhe zëshëm – ROSU nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”

Lajme

Petkoviq mesazh për Kurtin: “Qartë dhe zëshëm – ROSU nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:35
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që ai i quajti njësitë Rosu që përfaqësojnë formacione të armatosura deri në dhëmbë me automjete të blinduara, nuk lejohen të shkojnë në veri të Kosovës pa lejen e komandantit të KFOR-it dhe katër kryetarëve, dhe bazuar në marrëveshjen që Prishtina ka nënshkruar me NATO-n në vitin 2013, shkruan Tanjug.

“Përfaqësuesi i institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, Albin Kurti, sot haptazi kërcënoi konfliktet dhe përshkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës”, deklaroi Petkoviq, dhe shtoi se nuk mund të kuptohet ndryshe mesazhi i Kurtit se askush nuk mund t’i pengojë njësitet speciale që të ndërhyjnë në veri të Kosovës.

“Kam vetëm një mesazh për Kurtin – NATO është e detyruar të parandalojë çdo përpjekje të ROSU-s për ta pushtuar veriun! Nëse ata nuk e bëjnë, do të parandalohen nga populli serb.

Për të qenë krejtësisht i qartë, bëhet fjalë për kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të ekspozuar të dhunës, forcës dhe konflikteve që Kurti thërret për ta pushtuar veriun e Kosovës, me të cilin është fiksuar prej vitesh”, thotë Petkoviq dhe porosit që: “Qartë dhe zëshëm – Rosu nuk ka çfarë kërkon në veri të Kosovës, as me një shkronjë të vetme dhe me asnjë pikë të vetme të çfarëdolloj marrëveshjeje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat