Gazetari anglez mahnitet nga gjesti i shqiptarit: Është hero

Lajme

Gazetari anglez mahnitet nga gjesti i shqiptarit: Është hero

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 23:23
Marc Perry

Autori dhe gazetari Marc Perry ka ndarë eksperiencën e tij në një autobus të Prishtinës, ku kishte harruar telefonin.

Shoferi i autobusit, i quajtur Haki, e ka gjetur telefonin dhe ka bërë rrugë shtesë për t’ia kthyer.

Ndërkohë, Perry thotë se nuk është hera e parë që harron sende, që janë gjetur dhe i janë kthyer nga banorët vendas.

“Sot e lashë telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri një milje shtesë për të ma kthyer. Duke qenë se harroj shumë, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra që janë gjetur dhe më janë kthyer nga vendasit”, shkruan ai në një postim në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat