Në Beograd më datën 1 deri më 4 shtator do të mbahet panair i parë për verën, ushqimin dhe kulturën mes vendeve që janë pjesë e Nismës Ballkani i Hapur.
Qëllimi i këtij panairi është promovimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si destinacion turistik, gjeografinë e tij dhe pasurinë e llojeve të verërave.
Në kuadër të manifestimit në Panairin e Beogradit pritet të marrin pjesë mbi 332 ekspozues nga 22 vende.
Do të prezantohen 160 ekspozues nga Serbia, 26 nga Shqipëria, përderisa 47 ekspozues do të vijnë nga Maqedonia e Veriut.
Krahas vendeve-anëtare të Ballkanit të Hapur, priten ekspozues edhe nga Kroacia, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe vende të tjera. Mësohet se Kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në këtë panair më datën 1 shtator.