Vuçiq paralajmëron “konsulta telefonike” për problemin me Kosovën

Lajme

Vuçiq paralajmëron “konsulta telefonike” për problemin me Kosovën

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:47
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se sot gjatë mbrëmjes do të ketë “konsulta telefonike” rreth situatës me Kosovën, megjithatë s’ka zbuluar se me kë.

Ai ka thënë se më shumë për këto biseda telefonike do të flasë të shtunën, ku do të flasë edhe për emrat që do ta përbëjnë qeverinë e re të Serbisë, shkruan N1.

Vucic gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar dy raunde takimesh me emisarët Escobar dhe Lajçak.

Ai sot ka lënë të kuptohet se do të pranojë tabelat RKS dhe se do të kërkojë që serbëve të Kosovës t’iu lejohet hyrje-dalja pa i pajisur me dokument shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat