Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit i ka vdekur vëllai.
Hajdari këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se vëllau i saj vdiq pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes, në spitalet zvicrrane në Aarau, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim,
Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes, në spitalet zvicrrane në Aarau.
Pusho i qetë në paqë vëlla Titi i dashtun shumë për ne, e gjithë miqtë tanë kudo që janë.
P.s Për detajet e funeralit do të njoftojmë në ditët në vijim….