Vuçiq i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së kryeministrit, pritet të flasë edhe për Kosovën

Lajme

Vuçiq i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së kryeministrit, pritet të flasë edhe për Kosovën

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 10:32
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në orën 10 do t’i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Serbisë.

Nga Shërbimi për shtyp i Presidentit, bëhet e ditur se ai pritet të flasë edhe për situatën në Kosovë.

Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidenti i Republikës do t’i propozojë Asamblesë Kombëtare një kandidat për kryeministër, pasi të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore.

Vuçiq pas seancës së Kryesisë së SNS-së, e cila u mbajt të mërkurën, tha se e di emrin e përfaqësuesit për përbërjen e Qeverisë së re, por se atë emër do ta shpallë në 48 orët e ardhshme.

Ai ka theksuar se pjesë e qeverisë së re do të jenë edhe Ana Bërnabiq edhe Millosh Vuçeviq, dhe se do të ketë shumë ndryshime në Qeveri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat