Vuçiq i ashpër me emisarët: Mos ejani në Beograd për njohjen e Kosovës, harrojeni

Lajme

Vuçiq i ashpër me emisarët: Mos ejani në Beograd për njohjen e Kosovës, harrojeni

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:34
Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve. 

Vucic ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, derisa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i dokumenteve të tilla.

Gjatë konferencës Vucic ka thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes 

Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.

“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vucic. 

Ai tutje ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.

“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat