Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR’it.
Për këtë, i ka reaguar ish-bashkëpartiakja e tij, Aida Dërguti.
Kurti ka theksuar se një gjë e tillë do të rriste sigurinë në vend.
Aida Dërguti pati diçka për të thënë për këtë kërkesë të kryeministrit.
“Paj, me sen të huej, dhandërr nuk hyhet”, shkroi ajo duke i reaguar lajmit për Kurtin.
E ndaj kësaj deklarate të Dërgutit ka reaguar shkrimtari Çun Lajçi.
Si shkroi një koment si kundërpërgjigje ndaj ish-deputetes.
“Aidë, po ti pse u bane nuse me ushtarët e NATO-s ’99-tën! A s’e kishe senin n’male në atë kohë!?, u shpreh Lajçi, përcjell “Bota sot”.