Xhevdet Pozhari i reagon Berat Buzhalës: Çohu bir, se e ki ashtin e fortë - Shihesh prej syve se zjerm je

Lajme

Xhevdet Pozhari i reagon Berat Buzhalës: Çohu bir, se e ki ashtin e fortë - Shihesh prej syve se zjerm je

Nga: N. Sh. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:25
Xhevdet Pozhari

Gazetari dhe analisti politik i ka reaguar Berat Buzhalës, i cili ka thënë përmes një postimi në Facebook, se 'mos me kanë Albin Kurti kryeministër është interesa nacional i Kosovës’.

Për këtë Pozhari thotë se, Buzhala ka aftësi dhe zemër edhe Avdullah Hotit me ia ngjall emocionet politike.

Pozhari me ironi thotë Buzhala nuk e ka pas në klasë Hotin, se nuk e ka pas në klasë se e kish shti edhe mu rreh me naj kon.

“Veç Berat Buzhala ka aftësi me i dhënë zemër edhe një njeriu si Avdullah Hoti, me ja ngjallë emocionet politike.

Shyqyr që nuk e ka pas në klasë, se dro që e kish shti edhe mu rreh me naj kon.

-Çohu bir, se e ki ashtin e fortë. Shihesh prej syve se zjerm je. 😂”, shkruan Pozhari në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat