Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka mbështetur marrëveshjen që mundëson lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Trajkoviq një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Twitter’.
Ajoj ka pasur disa fjalë edhe për lidershipin serb.
“Është mirë që kemi një marrëveshje që do të mundësojë lirinë e lëvizjes, por përmbajtja e saj – zyrtarizimi i reciprocitetit të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – tregoi se pas 10 vitesh me Vuçiqin në krye, Serbia jo vetëm është e fshehur në një cep: nuk është më as në dhomën e negociatave”, shkroi ajo.