Gjuriq akuzon Kurtin për krizën, reagimi i tij për marrëveshjen

Lajme

Gjuriq akuzon Kurtin për krizën, reagimi i tij për marrëveshjen

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 00:01
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për krizën aktuale, por thotë se është i kënaqur që nga Serbia udhëtohet me letërnjoftime në Kosovë.

Gjuriq përmes një cicërime në rrjetin social Twitter e ka falënderuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryenegocatiorin serb, Petar Petkoviq për largpamësin dhe durimin e tyre për të arritur marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime.

“Të gjithë qytetarët e Serbisë, serbët, shqiptarët, boshnjakët, hungarezët, romët, goranët dhe të tjerët tani mund të udhëtojnë lirisht në Kosovë duke përdorur letërnjoftime serbe. Në mënyrë të përhershme. Një falenderim i madh për ekipin serb (@avucic,@PetkovicPetar) për largpamësinë dhe durimin e tyre”, tha Gjuriq.

Ai tha se refuzimi i palës Kosova për t’i zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit mbetet një sfidë akute për stabilitetin në rajon.

“Nuk duhet të harrojmë se ishin masat e njëanshme të qeverisë Kurti ato që shkaktuan krizën aktuale dhe se refuzimi i vazhdueshëm i Prishtinës për të zbatuar marrëveshjet nga Brukseli dhe Uashingtoni vazhdon të jetë një sfidë akute për stabilitetin rajonal”, tha Gjuriq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat