Vendosen njoftimet serbe që mohojnë pavarësinë e Kosovës në Jarinjë

Lajme

Vendosen njoftimet serbe që mohojnë pavarësinë e Kosovës në Jarinjë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 18:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga mesnata, kur shënon data 1 shtator, do të fillojë zbatimi i masës së reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.

Gazetari në emisionin Info Magazine, ka treguar se tashmë në pikën kufitare në Jarinjë janë vendosur njoftimet nga ana e Serbisë që mohojnë pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se më 27 gusht u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sa u përket dokumenteve të identifikimit.

Pala serbe ka pranuar që të mos e lëshojë dokumentin për hyrje-dalje për poseduesit e dokumenteve kosovare, me kusht që në të gjitha pikëkalimet kufitare të vendoset tabela, ku thuhet se kjo po bëhet për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pamjet mund t'i ndiqni KETU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat