Selakoviq e pret Abazoviqin në Beograd

Lajme

Selakoviq e pret Abazoviqin në Beograd

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka pritur sot në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeministrin e Malit të Zi,  Dimitra Kovaçevski, do jenë mysafirë në hapjen e Panairit të Parë Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision of the Open Balkans”.

Panairi i verës zgjat deri më 4 shtator dhe mbahet si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, nën kujdesin e qeverive Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, shkruan Kosovonline.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat