Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili mori pjesë në hapjen e panairit “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd, tha se nisma “Ballkani i Hapur” është një ide e mirë që vendet të diskutojnë dhe zgjidhin çështjet e tyre.
“Unë e konsideroj këtë një zhvillim shumë interesant në Ballkan. Është ideja e vendeve që të takohen dhe të diskutojnë tema të ndryshme, të përpiqen t’i zgjidhin vetë çështjet. Më pëlqen veçanërisht që ‘Ballkani i Hapur’ u krijua pikërisht në Ballkan. ”, tha Hill.
Siç tha ai, iniciativa ka ardhur nga vendet që kanë probleme dhe duan t’i zgjidhin, e cila, shton Hill, është frymëzuese për shumë arsye.
I pyetur nëse edhe vendet e tjera të rajonit duhet t’i bashkohen kësaj nisme, ai tha se kishte ndjenjën se nisma u quajt “Open (Ballkan)” për një arsye specifike, përkatësisht për t’u vënë në dispozicion të vendeve të tjera që duan t’I bashkohen.
“Është në dorën e tyre, dhe kjo është thelbi i “Ballkanit të Hapur”, nëse duan të kenë akses, sa duan të “marrin nga menyja”, nëse duan diçka “a la carte” nga ato ide. Është një ide freskuese”, ka thënë Hill për Tanjug.