Realiteti është se Serbia filloi t’i njohë dokumentet e Kosovës pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale, ka thënë kryetari i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.
Ai tha se fakti që është një marrëveshje verbale, në fakt ngjall besim, sepse ky është një “dil”, dhe është shumë më e detyrueshme.
“Pas marrëveshjeve, fjalëve të ashpra dhe besës qëndron edhe hakmarrja, një sanksion për mos përmbushje”, ka thënë Janjiq.
Megjithatë, ai ka thënë se procesi i negociatave nuk po zhvillohet në mënyrë transparente dhe demokratike nga pala serbe.
Sipas tij, Serbia nuk ka institucione pjesëmarrëse në negociata, ndërsa në Kosovë negociatorët takohen me shoqërinë civile, opozitën parlamentare dhe ekipin e ekspertëve shumë partiakë.
“Unë mendoj se këto janë shenjat e para që Aleksandar Vuçiq duhet të lejojë qeverinë të bëjë punën e saj… dhe të mos vazhdojmë të shkojmë nga paniku në panik”, ka thënë Janjiq.
I pyetur për të komentuar faktin se marrëveshja për dokumentet në Serbi u paraqit si një lloj fitoreje, ai tha se kjo ishte “lëvizje e vogël e kërmillit në drejtimin e duhur” dhe se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, ka përhapur optimizëm të rremë.
Me këtë zgjidhje de facto është hyrë në fazën e dyshtetësisë, ka vlerësuar Janjiq dhe ka shtuar se Kurti për herë të parë pati sukses të arrijë rezultat me masa reciprociteti.