Përjashtimi i mësueses me shami, Adem Ramadani: Ku janë organizatat e grave që dje brohoritnin për mbrojtjen e grave?

Lajme

Përjashtimi i mësueses me shami, Adem Ramadani: Ku janë organizatat e grave që dje brohoritnin për mbrojtjen e grave?

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 00:19
Ilustrim

Arsimtarja e matematikës, në një shkollë të komunës së Suharekës, Remzie Lezi, në fashatin Reshtan të komunës së Suharekës është përjashtuar nga puna për shkak të vendosjes së shamisë.

Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

Lidhur me këtë ka reaguar këngëtari Adem Ramadani.

“Ku janë organizatat e grave që dje brohoritnin për mbrojtjen e grave?!!! Hajde të protestojmë sot edhe në mbrojtjen e të drejtës së mësueses Remzije! Edhe mësuesja Remzije është një femër e këtij vendi, mbroja të drejtën e saj të mohuar”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat