“Donzi” i Tik-Tokut mund të ndiqet penalisht, rrezikon të dënohet me burg

Lajme

“Donzi” i Tik-Tokut mund të ndiqet penalisht, rrezikon të dënohet me burg

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 00:34
Erdon Murati

Të enjten u arrestua Erdon Murati, 19-vjeçari nga Gjilani i njohur me nofkën “Donzi” në Tiktok, për shkak të iu fliste fjalë të ndyta të miturave dhe fëmijëve në atë rrjet social.

Për më tepër, i dyshuari edhe pse e kuptonte që është duke komunikuar me të mitura fliste fjali nxitëse seksuale, tha Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes.

Rrjedhimisht, “Donzi” nga Gjilani mund të ndiqet penalisht nga shteti dhe të përfundojë në burg për veprën penale “Degradimi i integritetit seksual” për të cilën ai dyshohet nga Policia.

Ai mund të dënohet nga tre muaj deri në një vjet, respektivisht tri vjet për veprën që i është ngarkuar.

Pra, sipas Kodit të Republikës së Kosovës, neni 230 për këtë vepër penale, pika 1, thuhet se kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre muaj deri në një vit.

Sipas të njëjtit nen, pika e dytë, po ashtu theksohet se kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryejë ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim një deri në tre vjet.

Arrestimi i të riut nga Gjilani ka ndodhur sot, njoftoi Policia. Videot në fjalë janë shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale si TikTok, Youtube etj.

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së, dërguar mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat