Vuçiq publikon me Ramën nga “Beogradi në ujë”: Krenar për miqësinë me Shqipërinë

Lajme

Vuçiq publikon me Ramën nga “Beogradi në ujë”: Krenar për miqësinë me Shqipërinë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 21:08
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur krenar për, siç e ka quajtur ai, miqësinë me Shqipërinë që është krijuar viteve të fundit.

Vuçiq një gjë të tillë e ka thënë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, duke shpërndarë një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi vendosur viteve të fundit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij. “Beogradi në ujë” është projekt që ka nisur të realizohet në Danub që disa vite, ku investitorët janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aty po ndërtohen objekte të larta.

Rama po qëndron në Beograd në margjina të Ballkanit të Hapur, i cili shkoi të promovonte festivalin e verës atje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat