Vdes ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Ramadan Nazifi

Lajme

Vdes ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Ramadan Nazifi

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 10:55
Ramadan Nazifi

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi.

Cufaj ka shkruar se Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar.

“Oh Dan! Shpirtin na e këpute!. Me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë Veriore në Berlin, Ramadan Nazifit, mgushëllime familjes, miqve dhe institucioneve të vendit”, ka shkruar Cufaj.

“Ramadan Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar dhe profesionist shembullor!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat