Rakiç: Ardhja e Brnabiç në Kosovë jep porosinë se populli serb nuk është i vetëm

Lajme

Rakiç: Ardhja e Brnabiç në Kosovë jep porosinë se populli serb nuk është i vetëm

Nga: F. B. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 09:21
Goran Rakiç

Vizita e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç e paralajmëruar për të hënën dërgon porosi të qartë se ne jemi të përcaktuar për paqe e stabilitet , por edhe ekzistencë në këto hapësira ka deklaruar kreu i Listës Serbe Goran Rakiç, si dihet ajo do qëndroj nesër në Kosovë (pas miratimit të lejes për vizitë nga Kosova) , ku planifikon të vizitoj Veriun e Mitrovicës, Zveçanin dhe Leposaviqin, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ardhja e Brnabiç në Kosovë për serbët do të thotë shumë sepse jep porosinë se populli nuk është i vetëm dhe afër do të ketë shtetin e vetë, ka thënë Rakiç, njofton RTS.

Po ashtu vizita tregon përcaktimin për paqe, stabilitet edhe ekzistencë në këto hapësira, shtoi ai.

“Vizitën e saj do ta shfrytëzoj që edhe njëherë ta lusim që shteti ynë të vazhdoj të ruaj paqen e stabilitetin dhe investimet në këto mjedise” tha Rakiç.

Ndërsa në pyetjen rreth ri-regjistrimit të automjeteve dhe tabelave, Rakiç tha se ky është kompromis dhe qytetarët tanë e dinë a duhet të i besohet Beogradit apo Prishtinës.

Brnabiç vizitën e nis në Mitrovicë, me qëndrim në Qendrën multimediale në veri dhe Akademinë shpirtërore.

Pas, këtyre vizitën e vazhdon në Banjskë (Banjë) ku do takohet me peshkopin Teodisije dhe krerët e komunës së Zveçanit dhe përfaqësuesit e serbëve.

Në Leposaviq do vizitojë disa familje, si ato më të rrezikuara, po ashtu edhe familje që kanë krijuar biznese familjare.

Së bashku me kreun e qeverisë në Kosovë, do të qëndroj edhe drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë Petkoviç dhe ai i zyrës për IT e administratë Mihaolo Jovanoviç

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat