Sheshel rreth planit të rrezikshëm të perëndimit: Nuk vjen në shprehje pranimi që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së

Lajme

Sheshel rreth planit të rrezikshëm të perëndimit: Nuk vjen në shprehje pranimi që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së

Nga: F. B. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 10:31
Vojislav Sheshel

Kreu u radikalëve serbe Vojislav Sheshel ka deklaruar se modeli i “dy gjermanive” nuk është zgjidhje për Kosovën, këtë e deklaroi ai për Tv Pink, transmetojnë “Novosti” dhe “Bota Sot”.

“Sa i përket Ketrin Eshton , ajo është marrëzi që tek serbët nuk kalon. Në dy gjermanitë kanë jetua populli i njëjtë që vetëm ideologjikisht ka pasur dallime. Këtu ajo nuk vjen në shprehje dhe Serbia nuk guxon kurrë të pranoj në atë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së” tha Sheshel.

Lideri radikal ka shtuar se konsideron se shqiptarët nuk kanë udhëheqje racionale, andaj serbëve të Kosovës duhet të ju ofrohet mbrojtje.

“Shteti amë duhet të qëndroj i vendosur pranë tyre dhe këtë duhet të dinë edhe të gjitha fuqitë perëndimore”, tha lideri i Partisë Radikale Sheshel për Tv Pink.

Sheshel është edhe prononcuar edhe lidhur me iniciativën Ballkani i Hapur, ai theksoi se përherë ka mbështetur bashkëpunimin ekonomik, unionin doganor sepse ajo është e rëndësishme për të gjitha vendet e më së shumti për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat