Ky është 33-vjeçari që u gjet pa shenja jete nga vëllai i tij në Ferizaj

Lajme

Ky është 33-vjeçari që u gjet pa shenja jete nga vëllai i tij në Ferizaj

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 08:16
Visar Murati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në një shtëpi në rrugën “Prelez i Jerlive” në Ferizaj, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se bëhet fjalë për Visar Muratin, vdekja e të cilit tronditi familjen, e sidomos vëllain e tij që e gjeti të shtirë në tokë dhe pa shenja jete në shtëpinë e tyre.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat