Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.
Vetim Idrizaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në këtë aksident ka humbur jetën Bajram Hylaj.
I ndjeri nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga ky aksident.
“Sot tragjikisht në Bjeshkën e Strellcit nderroj jetë, Bajram Hylaj! I lusim të gjithë vozitësit që të kene kujdes, sepse është një teren shumë i veshtirë, andaj kujdesni ju shpreh ngushllimë të sinqerta familjes Hylaj!” ka njoftuar ai.
Gazeta ka siguruar fotografinë e viktimës që humbi tragjikisht jetën në bjeshkët e Deçanit.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar detaje në lidhje me rastin në fjalë.
Ai ka thënë se i ndjeri ishte vetaksidentuar.