Bërnabiq në Mitrovicën e Veriut: Interes i Serbisë është paqja

Lajme

Bërnabiq në Mitrovicën e Veriut: Interes i Serbisë është paqja

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 11:25 Përditësuar në ora: 13:00 më 05.09.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Bërnabiq, dua të përçoj mesazhe të paqes

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nga Mitrovica e Veriut, ku po qëndron për vizitë, dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë "në një moment kaq të vështirë".

"Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti", tha Bërnabiq.

Kryeministrja e Serbisë shtoi se vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për popullin serb në Kosovë, në mënyrë që përmirësimi i kushteve të jetesës të shihet në terren.

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tha se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë - nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

"Në këtë do të vazhdojmë të këmbëngulim çdo ditë”, tha Bërnabiq.

Përfaqësuesit e Listë Serbe duke pritur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Mitrovicë e Veriut, 5 shtator 2022.

Bërnabiq arriti paraditen e së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe - subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës - si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: "Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje".

Kjo është vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq - ku popullata shumicë është serbe.

Më 2 shtator, autoritetet e Kosovës lejuan vizitën e saj, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.

Në delegacionin e Bërnabiqit është edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për Teknologji informative dhe e-Qeverisje, Mihaillo Jovanoviq.

"Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje", shkruan në një prej pankartave. Mitrovicë e Veriut, 5 shtator 2022.

Më herët, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha se kjo vizitë është “domethënëse dhe e rëndësishme” dhe se qëllim i saj është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Vizita e Bërnabiqit në komunat veriore të Kosovës vjen pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës qysh në vitin 2011./REL

Brnabiç bart porosinë e Vuçiq për serbët: Përherë do jemi me popullin në Kosovë

Nga: F.B

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç që ndodhet në Kosovë, ka theksuar se përherë do jenë me popullin serb në Kosovë, interesi serb është paqja dhe stabiliteti, ajo pas vizitës në Mitrovicë dhe Banjë të Zveçanit sot do vizitojë edhe Leposaviqin, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

"Kam nderin dhe kënaqësinë që jam në Kosovë, dua nga këtu të dërgoj porosi të qartë për paqe edhe stabilitet e tolerancë dhe porosinë e presidentit Vuçiq se përherë do të jemi me popullin tonë në Kosovë”, tha ajo para qytetarëve tek Qendra shumë mediale në Mitrovicë.

Ajo e ka vlerësuar si shumë kompleks edhe të rëndë momentin aktual, por është e kënaqur që përkundër provokimeve u ruajt paqja.

"Interesi i  Republikës së Serbisë dhe popullit serb janë paqja dhe stabiliteti", tha ajo.

Ajo shtoi se ne vitet e fundit shteti ka investuar më shumë se 40 vitet e kaluara.

"Shteti është në shërbim të qytetarëve të saj dhe gjithçka që kemi bërë në Serbinë qendrore, duam të bëjmë edhe të ndihmojmë edhe serbët e Kosovës”.

Ajo vlerësoi investimin në krijimin e qendrës mediale në Mitrovicë, ku mund të mësohet teknologjia dhe të sigurohet prosperiteti në Kosovë.

"Kjo do mundëson që fëmijët të mbesin këtu, që këtu të shohin të ardhmen, të shohin rritje tzë pagave edhe pensioneve, do jemi përkrah popullin dhe më vjen mirë se jam këtu në këto rrethana të rënda", tha Brnabiç.

Brnabiç shtoi se tema më e rëndësishme, që do ta përsëris vazhdimisht  dhe prej cilës nuk do të hiqet dorë është asociacioni i komunave.

"Kjo është ajo për çka do të insistojmë secilën ditë”, përfundoi Brnabiç.

Bërnabiq arrin në Mitrovicë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka arritur në veri të Mitrovicës.

Bërnabiq do të qëndrojë në Qendrën e IT-së dhe Akademisë Shpirtërore atje, ku pritet të deklarojë edhe për media.

Në orën 12:00, ajo do të shkojë në Manastirin e Banjskës në Zveçan ku po ashtu pritet ta ketë një adresim para qytetarëve.

Vizita e shefes së Qeverisë serbe vazhdon te tri familje serbe në Leposaviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat