Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është deklaruar rreth largimit nga puna të mësueses Remzie Elezi, nga Suhareka për shkak të shamisë.
Ajo e ka cilësuar këtë vendim një shkelje të të drejtave të njeriut.
Ajo u shpreh se edhe diskutimi për moshën kur duhet vendosur shamia është e pabazë, pasi feja sipas saj nuk ka kufizime për moshën.
“Feja islame nuk bën presion për shaminë. S’duhet të ketë kufizim moshe. Gratë dhe vajzat kanë të drejtë të vishen si duan ato të vishen, vajzat 14-15 vjeçare kanë të drejtë të vendosin për gjërat e tyre. Kur lejohen veshjet provokative për vajzat në këtë moshë, pse te mos lejohet shamia”, tha deputetja.