Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ( RCC): Në Prishtinë sot bëhet ceremonia e shpalljes së fituesve në “Balkanthon 3.0”

Lajme

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ( RCC): Në Prishtinë sot bëhet ceremonia e shpalljes së fituesve në “Balkanthon 3.0”

Nga: F. B. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 09:33
Balkathon
Finalja e edicionit të tretë garues në “Balkathon” do të mbahet në Prishtinë, ndërsa juria e ekspertëve do të përzgjedh 6 zgjidhjet më të mira digjitale që do të realizohen në rajon ka njoftuar Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Edicioni i tretë i kësaj gare që RCC e organizon nga 2020 ka grumbulluar rreth 60 ekipe prej të cilave 12 do të prezantojnë sot zgjidhjet e tyre përpara jurisë së ekspertëve nga Ballkani perëndimor që do të votojnë për më të mirët.

Gara është organizuar në kuadër të disa temave: tregti, bujqësi, ripërtëritje(energji e qëndrueshme, transport dhe logjistikë etj përfshirë teknologji mjekësore), bio-teknologji, teknologji shëndetësore, siguri kibernetike, argëtim e lojëra  dhe teknologji të gjelbër e pastrimi.

Gjashtë ekipet më të mira që do fitojnë garën do të shpërblehen me nga 10 mijë euro dhe do të kenë mundësi realizimin e projekteve të tyre fituese në Ballkanin perëndimor.

Me këtë rast RCC njofton se do ketë transmetim direkt të ceremonisë në faqe të facebookut dhe youtube në faqen e RCC.

Ceremonia e shpalljes së fituesve të “Balkathon 3.0” do të hapet nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) Majlinda Bregu, pas kësaj do ketë paraqitje dhe prezantimi i projekteve të 12 finalistëve të ekipeve të rinjve , paneli diskutimi dhe transforim digjital, ndërkohë që juria do përzgjedh zgjidhjet më ë mira, ndërsa pastaj pason ndarja e shpërblimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat