Dyshimi kryesor: Agjentët rus të kapur në Shqipëri, të lidhur me serbët që dyshohet se helmuan ujin në Deçan?

Lajme

Dyshimi kryesor: Agjentët rus të kapur në Shqipëri, të lidhur me serbët që dyshohet se helmuan ujin në Deçan?

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar nga provat e siguruara deri më tani për dy rusë dhe një ukrainas të dyshuar se, u dërguan nga Rusia me mision spiunazhi në vendin tonë. Sipas televizionit Top Channell, janë gjetur fotot e disa prej objekteve të gjetura në makinën e tyre tashmë të administruar në cilësinë e provës. Krahas 1 fisheku 5.56 mm, 6.000 dollarëve disa telefonave celularë, janë sekuestruar edhe tre lingota ari. Gjetja e tre lingotave të arit ka hapur një pistë të re hetimi. Pesha e tyre është 10, 20 dhe 100 gram ar.

Pavarësisht se në dukje pesha është modeste, vlera e tyre në tregun e sotëm të shtrenjtuar të metalit të verdhë shkon në më shumë se 12 mijë euro. Por më shumë se sa vlera, është forma që ka shtuar dyshimet, se në rrjetin e agjentëve rusë, mund të ketë rënë, një peshk i madh shqiptar.

Hetimi ndaj dy rusëve dhe një ukrainasi, është fokusuar tek interesi i tyre i posaçëm ndaj digave dhe baseneve ujore, përfshirë dhe Bovillën, që është baseni ujit të pijshëm për Tiranën, ndërkohë që një prej tre të arrestuarve, kishte profesionin e kimistit.

Pak më shumë se një vit më parë, dy serbë u zbuluan pranë puseve të Deçanit në Kosovë, ku 1500 vetë u helmuan nga rrjedha e ujit të pijshëm. Arsyeja mbetet mister, por lidhja me dy serbët pranë puseve të ujit po ashtu, mbetet dyshimi kryesor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat