Ky është Ramadan Ramadani, punëtori që vdiq pasi u rrëzua në vendin e punës në Skenderaj

Lajme

Ky është Ramadan Ramadani, punëtori që vdiq pasi u rrëzua në vendin e punës në Skenderaj

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 08:43
Ramadan Ramadani

Një punëtor i kompanise ndërtimore “AURA” ka vdekur dje në orët e mbrëmjës, pasi është rrëzuar nga njeri kati i një objekti ku po punonte në Skenderaj.

Burimet kanë bërë me dije se punëtori që vdiq është Ramadan Ramadani, 64-vjeçar, nga fshati Vajnik i Komunës se Skenderajt

64-vjeçari ishte dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, por i njëjti nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 20:30 në QKUK.

“Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ” Ahmet Delia” në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshes rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK. Ndërsa rreth orës 20:30, nga QKUK është njoftuar se i lënduari-viktima R.R., 60 vjeçar, ka vdekur”, tha Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat